LULESHTRYDHJA MBRON STOMAKUN

LULESHTYDHJA MBRON STOMAKUN
 

Një grup studiuesish spanjollë, italianë dhe serbë besojnë se luleshtrydhet mund të minimizojnë dëmin në mukozën e stomakut të shkaktuar nga alkooli.
Dr. Sara Tulipani nga Universiteti i Barcelonës është i sigurt se efekti pozitiv i luleshtrydheve është i lidhur me aktivitetin e tyre antioksidant: luleshtrydhet aktivizojnë enzimat mbrojtëse në trup
Hulumtimet kanë treguar se një dietë e pasur me luleshtrydhe mund të kenë një efekt pozitiv, kur është fjala për parandalimin e sëmundjeve të stomakut që lidhen me prodhimin e radikaleve të lira dhe formave të tjera aktive të oksigjenit.
Përveç kësaj, studiuesit thonë se luleshtrydhet gjithashtu mund të ngadalësojnë formimin e ulçerës në stomak. Gastrit ose inflamacion i mukozës së stomakut lidhet me konsumin e alkoolit, por gjithashtu mund të shkaktohet nga infeksionet virale. Hulumtuesit thonë se në këto raste luleshtrydhet mund të hahen për të zvogëluar dëmin në mukozën e stomakut.
Shkencëtarët kanë kryer një eksperiment tek minjtë: për një periudhë prej 10 ditësh, atyre iu dha rreth 40 miligram ekstrakt luleshtrydhe për ço kilogram të peshës trupore. Më pas minjtë konsumuan alkool dhe u bë analiza e stomakut të tyre. Në bazë të këtij eksperimenti ata arritën në përfundimin se brejtësit që konsumuan ekstrakt të luleshtrydhes kishin më pak ulcera se të tjerët.
Share Button
.
comments powered by Disqus
TË TJERA KURIOZITETE
  • LULESHTRYDHJA MBON STOMAKUN

  • GJETHJA E DAFINES BIME SHERUESE DHE EREZ E SHKELQYER

  • SEKRETET E SKUQJES

Share by: