Ushqimet qe te japin shendet dhe bukuri-KUZHINA.com

USHQIMET QË TË JAPIN SHËNDET DHE BUKURI


Cdo dite neper revista mund te lexosh per qindra receta dietash te ndryshme, te cilat duhet te ndihmojne ne humbjen e peshes. Shume prej tyre te ndihmojne me te vertete, por eshte e rendesishme qe secili prej nesh te dije se cilet jane ato ushqime nga te cilat nuk duhet te heqe dore.

Nje reviste amerikane nxori nje liste me ushqimet te cilat jane provuar se ndihmojne ne bukurine e njeriut. Peshku, spinaqi apo vaji i ullirit jane ne gjendje te bejne qe lekura jone te duket me e bukur, nder efektet e shuma pozitive qe kane ne trupin tone.

Peshku - Pervecse i dobishem per trurin, ky lloj mishi permban edhe yndryrna te dobishme dhe te padepozitueshme, te cilat ndihmojne ne zbutjen e lekures dhe mbajtjen e nje niveli te duhur te hidracionit ne te.

Kosi - Kosi natyral dhe jo ai qe shpesh gjejme ne supermarkete te perzier me fruta apo cokollate, eshte provuar se mund te permiresoje ngjyren e fytyres dhe lekures sone.

Ushqimet e detit - Tek sepjet, karkalecat, kallamaret apo oktopodet gjenden shume minerale te ujit te detit, shume te dobishme per te forcuar thonjte apo floket. Lekura gjithashtu perfiton.

Dritherat - Buka apo orizi i bardhe permbajne shume vitamine B dhe hekur. Keto elemente jane te dobishem per nderrimin e gjakut e si rezultat, edhe per nje pamje sa me te shendetshme.

Lajthite dhe bajamet - Permbajne vitaminat A dhe E, antioksidante qe mbrojne lekuren nga rrezatimet e demshme dhe ruajne elasticitetin e saj.

Djathi i forte - Si emental, parmezen apo konte permban shume kalcium, material qe forcon dhe zbardh vecanerisht dhembet. Askush nuk duhet te heqe dore nga nje fete prej 100 gram djathe ne dite, as atehere kur eshte ne diete.

Avokado - Fruti ekzotik eshte ne gjendje te mbaje lekuren dhe floket te bute. 30% e frutit perbehet nga nje lloj vaji natyral, ne gjendje qe te rigjeneroje qelizat.

Vaji i ullirit - Ne Mesdhe konsiderohet prej kohesh jo vetem si nje produkt, por edhe si nje ilac. Zevendesimi i vajrave te tjere me ate te ullirit, sa here qe eshte e mundur, mbetet i rekomandueshem.

Qershite - Nuk jane vetem shume te shijshme, por edhe teper te pasura me vitamine C dhe E. Vitamina C ndihmon trupin qe te prodhoje kolagjen, nje substance qe ndihmon ne ruajtjen e nje paraqitjeje sa me te re.

Spinaqi - Eshte i pasur me vitamina A, B, C, E dhe hekur. Ashtu si edhe kivi eshte i rekomandueshem qe te perdoret sa me shpesh qe te jete e mundur.

Karrotat - Karrotat permbajne me shumice beta-katoten, perberes i cili i jep nje ngjyre aq te fuqishme te portokallinjte. Substanca ndihmon jo vetem syte, por edhe lekuren qe te luftoje cdo inflamacion qe mund te shfaqet.
Share Button
comments powered by Disqus
TË TJERA KURIOZITETE
  • USHQIMET QE TE JAPIN SHENDET DHE BUKURI

  • PJESHKA DHE VETITE E SAJ

  • USHQENI FYTYREN ME VEZE DHE SHEQER

  • SA UJE DUHET TE PINI?

  • DHJETE USHQIMET QE NUK DUHET T'I HANI PARA GJUMIT

  • PESE USHQIMET QE JU NDIHMOJNE TE FORCONI MUSKUJT

  • LULESHTRYDHJA MBON STOMAKUN

  • SEKRETET E SKUQJES

  • GJETHJA E DAFINES BIME SHERUESE DHE EREZ E SHKELQYER

Share by: