Teksa jemi mërzitur me produktet kozmetike të cilat nuk japin efektin që ju dëshironi, zgjidhja do te ishte që ju të përgatisni diçka në kushtet shtëpiake. Nëse dëshironi që të ushqeni lëkurën, një maskë do të ishte teksa do të përdorej veza dhe sheqeri pluhur. Maska në fjalë me dy produkte, bën që lëkura juaj të jetë e butë dhe e lëmuar, pa shpenzime.
Për këtë na duhen një e bardhë veze dhe një lugë gjelle sheqer pluhur. Në fillim merrni një pjatë, hidhni të bardhën e vezës, rrahini mirë me anë të një piruni. Pastaj shtoni sheqerin, perzieni mirë dhe më pas mund t’a aplikoni maskën në fytyrë. Maskën lëreni të qendrojë 10 deri në 15 minuta. Për ta hequr maskën mjafton të keni ujë të bollshëm. Më pas lyeni fytyrën me një krem me përbërës qumështi, që të marrë shkelqimin e duhur.