SI TË HAPËSH NJË SHISHE BIRRE ME NJË COPË LETRE
Kategoria:
Postuar më: 14 Mars, 2015
Sa herë ju ka ndodhur që kur ju është dashur të hapni një shishe birrë të mos gjeni hapësen e saj?
Por tashmë është fare e thjeshtë; nuk do të keni nevojë fare për hapësen, pasi mund të përdorni vetëm një copë letre.
Në një video të hedhur në ‘You tube’ nga Rhys Morgan tregohet se sa thjesht mund të bëhet kjo.
Mjafton të keni një fletë A4, të cilën duhet ta palosni vertikalisht disa herë, deri sa të bëhet shumë e vogël.
Pas kësaj, mjafton ta vendosni poshtë tapës duke ushtruar forcë (njësoj si me hapësen) dhe birra është gati për t’u pirë.
TË TJERA KURIOZITETE