Molla dhe vlerat e saj-KUZHINA.com

MOLLA DHE VLERAT E SAJ

 Kategoria:

Postuar më: 15 Prill, 2016
Molla është një nga frutat që ka një pafundësi vlerash që kurojnë dhe na bëjnë mirë për shëndetin. Duke filluar që me farat e saj të cilat përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse. 

Thonë se lëkura e mollës ka një përqindje të mirë të substancave të nevojshme. Vitamina të tilla si B1, C, E, P, B2 dhe PP të cilat ndodhen pikërisht nën lëkurë. Ndaj nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë.

Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve duke i fortësuar ato dhe duke i bërë më të shëndetshëm. Gjithashtu molla mund të përdoret edhe për maska të ndryshme të fytyrës, duke na e bërë atë më të butë e të lëmuar. Por mënyra më mirë është ta marrim çdo ditë si në mëngjes ashtu dhe në darkë. Çdo lloj molle ka vlera të caktuara, ndërsa ajo jeshile ka më tepër vitamina të cilat janë të përqendruara jo vetëm në pjesën e tulit por dhe nën lëkurë që gjenden me shumicë.

Për t'u dobësuar shpejt ndonjëherë nuk keni pse mbani dieta të mundimshme. Mjafton të konsumoni tre ose katër mollë në ditë edhe duke ngrënë normalisht. Do të shikoni që kilet do të humbasin shpejt. Por nëse konsumoni një kokërr mollë që në mëngjes, esëll, efekti i dobësimit do të jetë më i shpejtë. Molla ka një efekt të lartë tretjeje ndaj sugjerohet nga dietologët në çdo lloj diete.

Lëngu i mollës i përzier me mjaltë dhe ujë të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhembja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë duke e shoqëruar edhe me pak mjaltë. Por ky është një rit që duhet bërë çdo darkë në mënyrë që të japë rezultatin e duhur.

Çaji që përgatitet nga copat e prera të mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Ky lloj çaji mund të pihet në çdo stinë jo vetëm në dimër. Meqë molla është një frutë që gjendet lehtë edhe në ditët e tjera të vitit, e sidomos në shtator, mund të gjenden lloje të ndryshme të tyre.

Shperndaje ne:

comments powered by Disqus
TË TJERA KURIOZITETE
  • Slide Title

    MOLLA DHE VLERAT E SAJ

    Button
  • Slide Title

    SI TA RUANI FRESKINE E PERIMEVE

    Button
  • Slide Title

    CILAT USHQIME LARGOJNE LODHJEN?

    Button
  • Slide Title

    USHQIMET ME TE MIRA PER MENGJES

    Button
  • Slide Title

    SI TE HAPESH NJE SHISHE BIRRE ME NJE COPE LETRE

    Button
  • Slide Title

    DISA KESHILA PRAKTIKE MBI KUZHINEN

    Button
  • Slide Title

    CAJI MBAN LARG VDEKJEN E PARAKOHSHME

    Button
  • Slide Title

    USHQIMET QE TE JAPIN SHENDET DHE BUKURI

    Button
  • Slide Title

    PJESHKA DHE VETITE E SAJ

    Button
  • Slide Title

    USHQENI FYTYREN ME VEZE DHE SHEQER

    Button
  • SA UJE DUHET TE PINI?

  • DHJETE USHQIMET QE NUK DUHET T'I HANI PARA GJUMIT

  • PESE USHQIMET QE JU NDIHMOJNE TE FORCONI MUSKUJT

  • LULESHTRYDHJA MBON STOMAKUN

  • SEKRETET E SKUQJES

  • GJETHJA E DAFINES BIME SHERUESE DHE EREZ E SHKELQYER

Share by: