Karrota, vetite kuruese te saj-KUZHINA.com

KARROTA, VETITË KURUESE TË SAJ

 Kategoria:

Postuar më: 16 Prill, 2016
Karrotat jane dhe kane qene pjese e rendesishme e dietave vegjetariane. 

Karrotat jane perime rrenje qe i takojne familjes Apeaceae apo Umbelliferrous. Karrota shpesh perdoret ne terapi me lengje per trajtimin e disa semundjeve. Ne fakt, karotat ne fillim jane kultivuar si mjekim per trajtimin e nje mori semundjesh. Sherben si zevendesues yndyre kur perdoret si trashes ne supa, sose, kazerole dhe buke. Nje ene perplot me supe me karot eshte nje menyre shume e mire ushqimi gjate dimrit. 

A eshte Karrota e mire per shendet? 

Ky ushqim eshte me pak kalori dhe nuk permban aspak yndyre. Por, mund te ju ofrojne doza te larta me Vitamine A dhe antioskide tjera. Me poshte do mund te lexoni per dobite shendetesore te karotes per lekure, flok dhe shendet. Lexo qe te mesosh dobite e mahnitshme shendetseore te karotave: 

1. Kujdesi syve 

Karrotat jane te jashtezakonshme per sy dhe kjo duke ju falenderuar prezences te sasise se madhe me beta karotene e cila ne melçi me pas shnderrohet ne Vitamine A. Kjo vitamine me pas ne retine shnderrohet ne rhodopsin, nje pigmet i purpurt i domosdoshem per pamje gjate nates. Beta karotene permireson shikimin e nates dhe gjithashtu mbron kunder problemeve te syve siç jane glaukoma, degjenerimi makular dhe kataraktit. Nje studim ka vertetuar se konsumi i beta karotene zvogelon rrezikun e degjenerimit makular per 40%. 

2. Dobi ne sistemin kardiovaskular 

Karrotat permbajne lloj-lloj antioksidues dhe pliacetilene qe se bashku ofrojne mburoje mbrojtese ne zemer. Studimet kane treguar se konsumi i ushqimeve me sasi te larte me karotenoid zvogelojne rrezikun e semundjes se zemres. Perveç se jane tejet te pasura me beta karotene, karotat gjithashtu permbajne alfa-karotene dhe lutein. Konsumi i rregullt i karotave na mbron zemren nga demet oksiduese, formimi pllakave dhe ngritjen e kolesterolit te keq. Kjo per shkak se permbajne fibra te tretshme te cilat lidhen me acidet e vrerit. 

3. Parandalon kancerin 

Studimet kane treguar se konsumi i karotave mund te zvogeloj rrezikun e kancerit te mushkerive, kancerit te gjirit dhe kancerit te zorres. Kjo per shkak se karotat jane te pasura me antioksidues poli-acetilene, falcarinol i cili lufton kancerit duke shkaterruar qelizat para-kancerogjene tek tumoret. Keshtu karotat pra posedojne perberes anti-kancerogjen qe mberthejne rritjen e qelizave kancer ne zorre dhe gjithashtu perkrahin shendetin e sistemit te tretjes. 

4. Forcojne sistemin e imunitetit 

Karrotat permbajne llojlloj materie ushqyese dhe antioksidues qe se bashku me vitamine C forcojne sistemin e imunitetit tuaj. Konsumi i rregullt krijon mburoje mbrojtese per trupin tuaj. 

5. Shendeti dental 

Karrotat jane te dobishme per dhembet dhe gojen pasi qe ato gerryejne pllakat dhe pjesoret e ushqimeve nga dhembet mu ashtu si vepron furqa. Karrotat stimulojne mishin e dhembeve dhe mundesojne formimin e jargeve, e cila duke qene alkaline, balancon bakteret qe formojne acid dhe kavitete. Mineralet prezent ne karota vrasin mikrobet e demshme ne goje dhe parandalojne prishjen e dhembeve. 

6. Spastron trupin 

Ashtu si tham me heret karotat permbajne sasi te madhe me Vitamine A e cila ndihmon melçine ne largimin e helmeve nga trupi. Zvogelon akumulimin e vnerit dhe yndyres ne melçi. Ne anen tjeter, fibra e tretshme, spastron zorren duke ndihmuar eliminimin e jashteqitjeve. 

7. Parandalon plakjen 

Nivelet e larta me beta karotene ne karota veprojne si antioksidues per te parandaluar dhe kthyer mbrapsht demet e qelizave te bera ne trup permes metabolizmit te rregullt. Keshtu, ndihmon ne ngadalesimin e plakjes se qelizave. 

8. I dobishem gjate menstruacioneve dhe fazes post-menopauze 

Lengu i karotes eshte tejet i dobishem per femrat. Kjo per shkak se fitoestrogjeni ne karota ndihmon qe te pushohen dhembjet e menstruacioneve dhe rregullon gjakderdhjen tek ato gra qe kane shume gjakderdhje gjate menstruacioneve. eshte gjithashtu e dobishme per grate post-menopauzale pasi qe ndihmon ne largimin dhe stabilizimin e simptomave te menopauzes. 

9. Ndihmuese gjate shtatzenise 

Karrotat jane gjithashtu te dobishme gjate shtatzenise pasi qe ndihmojne ne zhvillimin e duhur te frytit dhe zvogelojne rrezikun e infektimit te frytit si dhe deshtimit. Konsumi i rregullt i karotave eshte i njohur se ndihmon ne prodhimin e qumeshtit te gjirit dhe permireson kualitetin e qumeshtit. 

10. Parandalon Goditjen (Piken ne tru) 

Sipas nje hulumtimi te udhehequr nga Harvard University, njerezit qe konsumojne me shume se gjashte karota ne jave kane me pak gjasa te pesojne sulm ne krahasim me ata qe konsumonin vetem nje karot apo me pak ne muaj. 

Shperndaje ne:

comments powered by Disqus
TË TJERA KURIOZITETE
  • Slide Title

    KARROTA, VETITE KURUESE TE SAJ

    Button
  • Slide Title

    MOLLA DHE VLERAT E SAJ

    Button
  • Slide Title

    SI TA RUANI FRESKINE E PERIMEVE

    Button
  • Slide Title

    CILAT USHQIME LARGOJNE LODHJEN?

    Button
  • Slide Title

    USHQIMET ME TE MIRA PER MENGJES

    Button
  • Slide Title

    SI TE HAPESH NJE SHISHE BIRRE ME NJE COPE LETRE

    Button
  • Slide Title

    DISA KESHILA PRAKTIKE MBI KUZHINEN

    Button
  • Slide Title

    CAJI MBAN LARG VDEKJEN E PARAKOHSHME

    Button
  • Slide Title

    USHQIMET QE TE JAPIN SHENDET DHE BUKURI

    Button
  • Slide Title

    PJESHKA DHE VETITE E SAJ

    Button
  • Slide Title

    USHQENI FYTYREN ME VEZE DHE SHEQER

    Button
  • SA UJE DUHET TE PINI?

  • DHJETE USHQIMET QE NUK DUHET T'I HANI PARA GJUMIT

  • PESE USHQIMET QE JU NDIHMOJNE TE FORCONI MUSKUJT

  • LULESHTRYDHJA MBON STOMAKUN

  • SEKRETET E SKUQJES

  • GJETHJA E DAFINES BIME SHERUESE DHE EREZ E SHKELQYER

Share by: