Si te ruani freskine e perimeve-KUZHINA.com

SI TA RUANI FRESKINË E PERIMEVE?

 Kategoria:

Postuar më: 05 Korrik, 2015
Sigurisht se ju ka ndodhur t’i hedhni në mbeturina perimet, sepse nuk i keni shfrytëzuar ato me kohë, derisa ishin të freskëta, apo siç thotë populli – taze. Ndoshta këto këshilla në vijim do t’ju ndihmojnë që të ruani më mirë freskinë e perimeve. Fshehtësia qëndron në mënyrën e ruajtjes, por dhe vendin ku duhet ruajtur ato…

Karotat

Karotave duhet t’ua preni majat për të ruajtur freskinë e tyre. Ato mund t’i mbani në një enë të mbyllur me lagështi – ose edhe t’i mbështjellni në një pecetë të lagur. Po ashtu pas disa ditësh mund t’i lagni më ujë të ftohtë dhe pastaj t’i ktheni prapë në enën e mbyllur.

Selinoja

Më se miri do të ishte nëse selinon e ruani në një filxhan/vazo me ujë, në kuzhinë – ngjashëm sikur që i ruani lulet. Nëse selinon dëshironi të ruani në frigorifer, atëherë kërcellin e tij mbështjellëni në një folie alumini – dhe kështu do të qëndrojë i freskët për disa ditë.

Hudhrat

Hudhrat duhet mbajtur në një vend të ftoftë dhe të errët, por jo në frigorifer.

Qepët

Qepët po ashtu duhet ruajtur në një vend të ftoftë dhe të errët, por në një enë të hapur – sepse qepa ka nevojë për qarkullimin e ajrit që të mbetet e freskët dhe të mos prishet.

Kërpudhat

Kërpudhat duhet ruajtur në frigorifer në paketimin e tyre origjinal. Nëse ju nevojiten disa copë, hapeni pakon/kavanozin e tyre, merrni ato – dhe më pastaj mbështjellini me folie plastike dhe kthejeni në frigorifer.

Specat

Specat duhet mbajtur në thesin e plastikës para se ato t’i vendosni në frigorifer. Nëse dëshironi që specat të qëndrojnë më shumë, atëherë ato duhet të grihen dhe ashtu të prera duhet të mbështillen në letrën për pjekje – dhe më pastaj, në qeset plastike apo kuti të mbyllur, të ngrihen në frigorifer.

Patatet

Sikurse qepët ose hudhrat, patatet duhet ruajtur në një vend të ftoftë dhe të errët. Ato mund të ruhen edhe në një thes prej letre.

Domatet

Domatet assesi nuk duhet të mbahen në frigorifer. Varësisht sa janë të pjekura, ato mund të qëndrojnë pa u prishur në depon e kuzhinës deri në dy javë. Nëse dëshironi të përshpejtoni skuqjen e tyre – atëherë vendosini në një qese prej letre.

Kungulleshkat

Nëse do t’i përdorni ato brenda dy-tri ditësh atëherë, nuk keni nevojë t’i vendosni në frigorifer, por në një vend të ftohtë. Nëse dëshironi që kungulleshkat të qëndrojnë sa më gjatë, atëherë mbështillni ato me një pecetë të lagur dhe vendosni në frigorifer.

Trangujt

Trangujt mbahen të freskët në frigorifer të mbështjellë me një pecetë të lagur. Mirëpo, nëse i konsumoni brenda dy ditëve atëherë mjafton t’i mbani vetëm në një vend të ftohët.
comments powered by Disqus
TË TJERA KURIOZITETE
  • Slide Title

    SI TA RUANI FRESKINE E PERIMEVE

    Button
  • Slide Title

    CILAT USHQIME LARGOJNE LODHJEN?

    Button
  • Slide Title

    USHQIMET ME TE MIRA PER MENGJES

    Button
  • Slide Title

    SI TE HAPESH NJE SHISHE BIRRE ME NJE COPE LETRE

    Button
  • Slide Title

    DISA KESHILA PRAKTIKE MBI KUZHINEN

    Button
  • Slide Title

    CAJI MBAN LARG VDEKJEN E PARAKOHSHME

    Button
  • Slide Title

    USHQIMET QE TE JAPIN SHENDET DHE BUKURI

    Button
  • Slide Title

    PJESHKA DHE VETITE E SAJ

    Button
  • Slide Title

    USHQENI FYTYREN ME VEZE DHE SHEQER

    Button
  • SA UJE DUHET TE PINI?

  • DHJETE USHQIMET QE NUK DUHET T'I HANI PARA GJUMIT

  • PESE USHQIMET QE JU NDIHMOJNE TE FORCONI MUSKUJT

  • LULESHTRYDHJA MBON STOMAKUN

  • SEKRETET E SKUQJES

  • GJETHJA E DAFINES BIME SHERUESE DHE EREZ E SHKELQYER

Share by: