Tortilla spanjolle - KUZHINA.com

TORTILLA SPANJOLLE



Përbërësit:

- 3 patate
- 3 vezë
- 1 spec
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë (sipas dëshirës)
- kripë
- piper i zi (sipas dëshirës)


Përgatitja: 

Qërojmë patatet i lajmë, i presim në feta shumë të holla dhe i vendosim në një enë plot me ujë të kripur. Lajmë dhe presim në fije të holla specin, nxehim vajin në një tigan në të cilin shtojmë qepën (nëse e duam me qepë) dhe specin dhe e skuqim sa të zbutet, jo të skuqet.

Shtojmë patatet, i trazojmë shpesh herë që të mos ngjiten dhe të mos skuqen, por të zbuten në një zjarr të lehtë. 
Ju hedhim kripë dhe piper.

Rrahim vezët në një enë pak të thellë, i`u shtojmë kripë dhe piper.

Shtojmë patatet e skuqura tek vezët dhe i trazojmë të gjitha mirë.

Vendosim tiganin prapë në zjarr dhe kur të jetë nxehur mirë shtojmë përzierjen.

I vendosim kapak dhe e lëmë në zjarr jo shumë të fortë për rreth 2 minuta.

Pastaj e kthejmë nga ana tjetër e lëmë në zjarr dhe 2 minuta të tjera dhe pastaj e servirim.

Shënim: (nëse kur jeni duke e skuqur tortillën dhe shihni që tigani është pak i thatë mund t`i shtoni dhe pak vaj, tortillën mund ta ktheni nga ana tjetër me një pjatë të madhe ose me kapakun e një tenxhereje ose të tiganit).

Ju bëftë mirë!



comments powered by Disqus
Share by: