SPAGETI ME SALCË BOLONJEZE
Për 4 persona
:
- 1/2 kg spageti
- 2 kokërr qepë
- 250 gr mish i grirë
- 1 lugë erëza të përziera
- 1 lugë sheqer
- 2 thelpinj hudhër
- majdanoz
- 200 ml ujë
- 100 ml salcë domatesh
- vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në tenxhere në zjarr me ujë me kripë dhe vaj i ziejmë spagetat. Spagetat e ziera i derdhim në kullojsë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. E grijmë qepën dhe e skuqim në tiganin me vaj. Pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë mishin e grirë. Pasi skuqet mishi, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë. Hedhim erëza të përziera dhe majdanozin e grirë. Hedhim kripë dhe piper të zi. E shtojmë salcën e domates dhe ujin. Pastaj, e shtojmë edhe sheqerin. Spagetat e kulluara i vëmë në pjatë të thellë. Sipër hedhim salcë bolonjeze. Sipër hedhim parmezan. Zbukurojmë me një degë majdanozi në mes të pjatës.
RECETA ËMBËLSIRASH
Services List
-
TULLUMBA Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh....
TULLUMBA -
TRILECE Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rahim me mikser derisa te behen marenge...
TRILECE