Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 150 gr sheqer
- 50 gr sheqer integral (ngjyrë kafe)
- 8 të verdha vezësh
- 20 gr miell
- 1 copë kanellë
- lëkuren e një limoni
Përgatitja:
Hedhim qumështin në një tenxhere bashkë me lëkuren e limonit dhe copën e kanellës duke lënë një gotë mënjanë.
E çojmë drejt vlimit dhe sapo të marrë valë, fikim zjarrin.
E lëmë të pushojë për disa minuta me kapak të mbyllur ndërkohë që në një tas rrahim me ndihmën e një mikseri të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftojmë një masë të fryrë dhe me ngjyrë të hapur.
Eleminojmë lëkurën e limonit dhe kanellën nga qumështi dhe shtojmë pak nga pak kremin e vezëve me sheqerin duke e përzierë mirë. Së fundi, shtojmë edhe gotën e qumeshtit të ftohtë (që kishim hequr mënjanë) në të cilën kemi tretur miellin.
E vendosim të gjithë përbërjen në zjarr të ulët duke e përzierë gjatë të gjithë kohës derisa kremi të trashet.
E ndajmë nëpër 6 tasa të cilat mund të futen edhe në furrë (porcelani) dhe e lëmë në temperaturë ambjenti derisa të ftohen plotësisht. Pas kësaj, i vendosim në frigorifer për rreth 2 orë.
Në momentin e servirjes, i spërkasim me pak sheqer integral dhe i vendosim në pjesën e sipërme të furres me nxehtësi maksimale derisa sheqeri të karamelizohet. Ky është momenti më delikat, pasi kremi duhet të mbetet i ftohtë brenda.
Për këtë arsye, i vendosim tasat e porcelanit brenda një tave qelqi me ujë të akullt dhe vazhdojmë me proçedurën si më siper.
Ju bëftë mirë!