
SALLATË CEZAR
Përbërësit
:
- 400 gr sallate jeshile
- 80 gr pancete e tymosur
- 200 gr feta buke
- 3 thelbi hurdhe
- 2 veze
- 4 luge lëng limoni
- 8 fileto sardele
- 80 gr djathë i grire
- salce Worcester
- vaj ulliri
- kripe
Përgatitja
:
Pastroni sallatën jeshile, lani mire gjethet dhe thajini. Largoni koren e bukës nga tuli, dhe me pas priteni ne kuadrate me trashësi rreth 2 cm, dhe thekini ne një ene me dy luge vaj dhe gjysmën e djathit te grire. Me pas skuqni panceten dhe thajeni nga yndyra e tepërt. Zieni vezët dhe frulojini ne mikser bashke me dy fileto sardele, lëngun e limonit, një luge djathë te grire, pak salce worcester, hurdhe dhe kripe, pa e fikur mikserin, hidhni dhe vajin e ullirit derisa salca te behet homogjene. Vini sallatën jeshile ne tas dhe rregullojeni me salce, filetat e sardeles, bukën e thekur, panceten dhe djathin qe ju ka mbetur dhe shërbejeni.
RECETA ËMBËLSIRASH
Services List
-
TULLUMBA Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh....
TULLUMBA -
TRILECE Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezeve ne ene te vecanta. Shtojme sheqerin ne enen me te bardhat e vezeve dhe i rahim me mikser derisa te behen marenge...
TRILECE