Makarona furre siciliane me patellxhan

MAKARONA FURRE SICILIANE ME PATËLLXHAN


Perberesit:

- 400gr makarona te shkurtra
- 300gr djath mocarela
- 150gr djath parmixhano (ose djath kackavall)
- 200gr bizele
- 8 patellxhane te vegjel
- 1 qepe te vogel
- 4 veze te ziera
- 1l salce domatesh
- 1 thelpi hudher
- 1 tufe borzilok
- vaj ulliri
- kripe
- piper


Pergatitja:

Pregatisim fillimisht salcen e makaronave duke kaverdisur per pak minuta ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle, shtojme bizelet, salcen e domateve, pak uje dhe e ziejme te gjithe perberjen per rreth 15 minuta ne menyre qe bizelet te zbuten (do te gatuhen edhe ne furre). Ne fund e rregullojme me borzilokun e grire holle.

Nderkohe presim ne kubik patellxhanet dhe i skuqim ne vaj te nxehte duke i vendosur me pas ne leter kuzhine per t’i thithur vajin e tepert.

Ziejme makaronat ne uje me kripe per trecerekun e kohes qe tregohet ne konfeksion, i shplajme dhe i bashkojme me salcen me bizele qe tashme duhet te jete gati.
Ne taven qe do te pregatisim makaronat siciliane formojme fillimisht nje shtrese makarona, me pas shtojme patellxhanet e skuqur, djathin mocarela ne feta, vezet e ziera ne feta, djathin parmixhano te grire dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te gjithe perberesit te kene mbaruar (duhet te formohen 2-3 shtresa) duke e perfunduar me djathin parmixhano ne siperfaqe.

E vendosim taven ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte dhe e sherbejme te ngrohte.
Share Button
comments powered by Disqus
Share by: