BISKOTAT E BABAGJYSHIT TË VITIT TË RI
Përbërësit:
Për 30 biskota:
- rreth 150 gr gjalpë i ftohtë nga frigorifer i prer në copëza të vogla
- 250 gr miell
- 1 lugë të vogël pluhur pjekës
- 1 lugë të vogël ekstrakt vanilje
- 3 lugë kakao e zezë pa sheqer
- 2-3 lugë kos
- 120 gr sheqer pluhur
Përgatitja:
Futini të gjithë përbërësit në blender dhe përzijeni derisa të bëhet një top i formuar mirë. Hiqeni, punojeni paksa me duar nëse është nevoja me ndihmën e pak mielli, mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer të pushojë 1 orë.
Nëse do tju duhet ta punoni me duar fillimishtë duhet të punoni miellin me gjalpin duke e shkërmoqur pas gishtave. Pastaj të shtoni sheqerin kosin e kështu me rradh gjithë përbërësit. Përsëri dhe në këtë rast mbështilleni me qese dhe lëreni në frigorifer të pushojë rreth 1 orë.
Pasi ka kaluar koha e pushimit, me ndihmën e pak mielli dhe letrave kuzhine hapeni në një pet të madhe me trashësi 1 cm. Pritni forma të ndryshme nga peta e brumit dhe vendoseni në një tavë me letër furre poshtë. Piqini në 180°C për 20 -25 minuta. Lëreni të ftohen plotësishtë për ti shërbyer më pas.
Përgatitini me fëmijët tuaj dhe ata do të kënaqen nga gëzimi tek presin brumin me forma.
Ju bëftë mirë!