tave krapi shkodrane

TAVË KRAPI SHKODRANE


Perberesit per 8 persona:


- nje krap te fresket 4-5kg
- 1kg domate shume te pjekura ose salce
- 1.5kg qepe
- 400gr hudhra
- 1/2l uthull rrushi te kuqe
- nje cope pistil
- 6-7 gjethe dafine
- vaj luledielli
- kripe
- piper te zi
- majdanoz
- pak sheqer


Pregatitja:

Pregatisim fillimisht krapin te cilin e pastrojme mire brenda dhe jashte dhe i heqim nje kocke ne forme trekendeshi qe gjendet ne afersi te kokes (pethi). Peshkun e presim ne thela rreth 3cm te trasha duke eleminuar pjesen e bishtit. I kalojme copat nen uje te rrjedheshem, i thajme me letra kuzhine dhe i kaverdisim ne tigan me pak vaj luledielli derisa te marrin ngjyre te arte nga te dyja anet. Kjo sherben qe mishi i peshkut te mos shperhapet gjate gatimit. Vajin e peshkut e ruajme per te pregatitur harxhen si me poshte:
pastrojme qepet, i qerojme dhe i presim ne feta te holla te cilat i kaverdisim ne tiganin ku skuqem peshkun derisa te marrin ngjyre te arte. Shtojme hudhrat e pastruara dhe te ndara ne dy ose kater pjese dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta. Shtojme se fundi edhe domatet te cilave i kemi hequr lekuren (ose salcen e domateve) dhe e leme salcen te zieje derisa qepet te zbuten plotesisht (rreth 20 minuta).
Shtojme uthullen, pistilin e prere holle, kripe, piper, gjethet e dafines, pak sheqer dhe i leme te ziejne ne zjarr te avashem derisa te gjithe perberesit te shkrihen tek njeri tjetri dhe salca te rezultoje paksa e trashe.
Ne taven ku do te pregatisim krapin, vendosim thelat e tij dhe mbi te hedhim harxhen duke shtuar dhe pak uje. E pjekim tave ne furre te parangrohur ne 150°C derisa salca te avulloje dhe peshku te kete marre ngjyre te arte (mund te nevojiten 30-40 minuta). E sperkasim me pak majdanoz ne siperfaqe dhe e servirim te zbukuruar sipas deshires.
.
comments powered by Disqus
Share by: