tiramisu

TIRAMISU


Perberesit:


- 4 të verdha vezesh
- ½ filxhani çaji sheqer
- 1 filxhan cream mascarpon
- 1 e ½ filxhan me ajkë qumështi
- 2 filxhane kafe e zjerë pa sheqer
- nje sasi numëri sipas enës biskota të gjata që ngjajnë si mafishe
- kakao pudër
- çokollate e grirë me thikë

Përgatitja:

Në një tenxhere me dy ndarje ( tenxhere të cilat përdoren për shkrirje ose zierje të ngadalte) ose bëni 2 tenxhere veç e veç, perzieni të verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe filloni t’i perzieni ngadale derisa perzierja të ketë marrë ngjyren e verdhe disi të zbardhur.

Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe masën hidheni në një tas të madh ku pak e nga pak mund të filloni t’i shtoni cream mascarpone, duke e përzierë lehtë. Perzierja duhet të ftohet për 8-10 min.

Në një tas tjetër, trazoni ngadalë ajken e qumështit. Me ngadalë hidheni ajken në përzierjen me vezë që përgatitet pak më parë. Më pas në kafen e ftohur zhytini një e nga një biskotat në mënyrë që të marrin pak shije por dhe të mos thermohen fare nga lëngu dhe të mos këputen.
Në fund, mund të filloni vendosjen e ëmbëlsirës në një enë ovale sepse merr formë më mirë. Në fillim vendosni një shtresë kremi, më pas një shtresë me bisokota dhe sipër i shtroni një shtresë të trashë kremi.

Siperfaqen rrafshojeni në mënyrë uniforme dhe mbulojeni enën me mbështjelles plastik ose me kapak hermetik . Embëlsira duhet të ftohet për 4-6 orë para se të shërbehet.Para së t’a shërbeni mund t’i hidhni siper pluhur kakao perzier me pak kafe si dhe copa çokollate të grira holle.
Share Button
.
comments powered by Disqus
Share by: