Gurabie-KUZHINA.com

TË TJERA RECETA
RECETA GATIMI
Lexoni të tjera receta

GURABIE


60 min                                               6 porcione                                            mesatare                   

Përbërësit:

- 400 gr gjalpë (në temperaturë ambienti)
- 10 lugë gjelle sheqer
- 3 filxhanë kafeje niseshte
- 1 bustinë vanilje
- 2 filxhanë kafeje miell
- 1/2 filxhanë kafeje sheqer pluhur

Pergatitja: 

Në një tas të bollshëm rrahim gjalpin me sheqerin pluhur dhe sheqerin normal.
Shtojmë dalë ngadalë niseshtenë dhe e trazojmë akoma që të bëhet homogjene.
Hedhim brenda esencën e vaniljes dhe shtojmë pak nga pak miellin derisa të krijohet një brum i butë. Nuk duhet përdorur miell më tepër se ç’duhet, pasi na krijon vështirësi në dhënien e forms, por edhe në shije.
E vemë të forcohet në frigorifer për të paktën 40 minuta. E marrim pjesë pjesë dhe duke e rrotulluar mbi tavolinë, i japim formë bastuni me trashësi sa gishti i madh dhe i presim në diagonale.
Me ndihmën e pirunit, sipër bëjmë viza në mënyrë delikate.
Pasi mbarojmë gjithë brumin kështu, i vemë në tavë mbi letër furre dhe i pjekim në furrë të ngrohtë në 160° përreth 25-30 minuta derisa nga poshtë të kenë marrë pak ngjyrë, por sipër duhet të jenë të bardha.
Lërini të ftohen para se ti hiqni nga tava e sipas dëshirës, spërkatini me sheqer pluhur.
comments powered by Disqus
Share by: