Sa uje duhet te pini-KUZHINA.com

SA UJË DUHET TË PINI?


Sado e cuditshme qe mund te duket uji ndoshta eshte katalizatori me i rendesishem ekzistues ne humbjen e peshes. Edhe pse shumica prej nesh e konsiderojme se duhet pire vetem kur jemi te etur, duhet ndryshuar ky mentalitet sepse uji mund te jete faktori magjik per humbje te perhershme te peshes. Pra, Sa Duhet Pire Uje?

Pirja e ujit eshte shume e rendesishme per shkak se uji ndrydh ne menyre natyrale apetitin dhe ndihmon trupin te tret yndyrnat e rezervuara. Studimet kane treguar se nese pirja e ujit zvogelohet kjo shkakton rritjen e depozitimit te yndyrave (dhjamit), perderisa nese pirja e ujit shtohet kjo zvogelon sasine e depozitimit te yndyrave ne trup.

Ja pse ndodh ashtu:

Veshkat nuk mund te funksionojne si duhet pa pasur mjaft uje. Kur ato nuk punojne ne kapacitet te plot, si munges e ujit, nje pjese e punes se veshkave kalon tek melcia. Njeri nga funksionet primare te melcis eshte metabilizimi i yndyrnave te depozituara ne trup ne energji per trup qe me fjale te tjera eshte shnderrimi i yndyrave te teperta ne trup ne energji. Por nese melcia ka per te kryer edhe nje pjese te puneve te veshkave atehere nuk mund te operoje ne kapacitet te plote per te kryer punen qe i takon. Dhe si rezultat metabolizon me pak yndyre dhe keshtu me shume yndyre mbetet ne trup dhe humbja e peshes ndalon.

Pirja e ujit ne sasi te mjaftueshme eshte tretmani me i mire i mbajtjes se lengjeve. Kur trupi ka me pak uje e konsideron kete si sinjal per mbijetes dhe fillon te mbaj edhe piken me te vogel. Keshtu uji mbahet ne hapesira ekstraqelizore (jashte qelizave). Kjo shfaqet me te enjtura ne shputa, kembe dhe duar.

Diuretiket (qe nxisin urimin) ofrojne zgjidhje te perkoheshme. Ato shtyejn jashte ujin e ruajtur se bashku me disa materie ushqyese esenciale. Dhe prape trupi do te zevendesoj ate sasi te humbur te ujit ne momentin qe i jepet rasti. Dhe keshtu kthehet gjendja e meparshme.

Menyra me e mire per te kaluar kete problem te mbajtjes se ujit eshte t'i dhurosh trupit ate qe i nevojitet: shume uje. Dhe vetem atehere uji i ruajtur do te lirohet.
Nese keni problem vazhdimisht me mbajtjen e ujit, kripa e tepert qe ndoshta perdorni mund te jete fajtori. Trupi juaj toleron sodium vetem nje sasi te caktuar. 

Sa me shume krip qe perdorni aq me shume trupi juaj do te ruaj ujin per te holluar kripen.
Por per te hequr qafe kripen e padeshiruar eshte fare e lehte – vetem pini uje me shume. Me pirjen e ujit kripa e tepert kalon ne veshke ku sodiumi i teper largohet.

Personi me mbipeshe ka nevoje per te pire me shume uje se sa nje person i holle. Njerezit e medhenj kane ngarkesa me te medha metabolike. Pasi qe e dime se uji eshte celesi per metabolizmin e yndyrave atehere personat me mbipeshe kane nevoje per me shume uje.

Uji ndihmon ne mirembajtjen e duhur te elasticitetit te muskujve duke ju ofruar atyre aftesine e natyrshme te tkurrjes dhe duke parandaluar dehidrimin. Gjithashtu ndihmon ne parandalimin e varjes se lekures qe zakonisht fillon me humbjen e peshes: qelizat e tkurrura nga humbja e peshes ndihmohen nga uji qe i ripertrin lekuren dhe e ben ate te paster, shendoshe dhe elastike.

Uji ndihmon ne jashteshqitjen e mbeturinave nga trupi. Gjate humbjes se peshes trupi ka shume me shume mbeturina per t'i hequr qafe dhe i gjithe ai dhjam i metabolizuar duhet te hiqet. Prap, pirja e mjaftueshme e ujit ndihmon qe mbeturinat e trupit te nxirren jashte.

Uji ndihmon ne lirimin nga kapslleku. Kur trupi pranon pak uje ate tani e siguron nga burimet brendshme. Zorra e trashe eshte njera nga burimet primare. Rezultati? Kaps! Por, kur pirja e ujit eshte e mjaftueshme, jashteqitja normale zakonisht kthehet.

Deri me tani kemi zbuluar disa te verteta te mahnitshme te ujit dhe humbjes se peshes nga pirja e ujit:
  • Trupi nuk do te funksionoje si duhet pa pasur sasi te mjaftueshme te ujit dhe nuk mund te metabolizoje yndyrnat e ruajtura ne menyre efektive. 
  • Uji i ruajtur shfaqet si peshe e tepert. 
  • Per te hequr qafe ujin e tepert ju duhet te pini me shume uje. 
  • Pirja e ujit eshte esenciale ne humbjen e peshes. 
Sa Duhet Pire Uje? Mesatarisht nje person duhet te pi 8 gota uje ne dite. Ndryshe, afer 2 litra uje ne dite. Sidoqofte nje person me mbipeshe ka nevoje te pije nje gote me shume per 10 kg me shume mbipeshe qe ka. D.m.th nese i keni 30 kg me shume atehere ju duhet te pini nga 11 gota uje gjate 24 oreve. Sasia duhet te rritet akoma me shume nese ushtroni apo nese moti eshte nxehte dhe i thate.

Uji duhet mundesisht te jete i ftohte sepse me shpejt absorbohet ne sistem se sa uji i nxehte. Dhe disa deshmi tregojne se pirja e ujit te ftohte (jo teper i ftohte) te ndihmon edhe ne djegien e kalorive. Ne menyre qe sa me mire te shfrytezohet uji gjate humbjes se peshes zbato kete orar:

Ne mengjes: pi 1 liter uje brenda 30 minutave.
Ne mesdite: pini edhe 1 liter brenda 30 minutave.
Pasdite: 1 liter uje te konsumohet brenda ores pes dhe gjashte.

Ndoshta ju duket e tepert por mos u frikeso se kurrgje dem nuk ju ben, kuptohet duhet te pasohet edhe me ndonje aktivitet fizik.
Kur trupi pranon ujin qe i duhet per te funksionuar ne menyre optimale, lengjet e tij balancohen ne menyre perfekte. Kur kjo ndodh, ju keni arritur piken e duhur. 

C'ka do te thote kjo?
  • Permiresohet funksioni i gjendres endokrine. 
  • Lirohet mbajtja e lengjeve me humbjen e ujit te ruajtur. 
  • Me shume dhjam perdoret si lend djegese pasi melcia eshte e lire te metabolizoj yndyrat e ruajtura. 
  • Etja e natyrshme kthehet. 
  • Humbja e deshires per te ngrene gati kalon pernjehere. 
Nese ndaloni te pini uje sa duhet, lengjet e trupit tuaj do te nxirren jashte balancit, dhe ju ndoshta do te perjetoni prap mbajtjen e lengjeve, ngritje te peshes, e ne menyre te pashpjegueshme dhe humbje te etjes per uje. Per te sheruar kete ju duhet te filloni me pirjen e ujit dhe te arrini prap piken e duhur.
Share Button
comments powered by Disqus
TË TJERA KURIOZITETE
  • SA UJE DUHET TE PINI?

  • DHJETE USHQIMET QE NUK DUHET T'I HANI PARA GJUMIT

  • PESE USHQIMET QE JU NDIHMOJNE TE FORCONI MUSKUJT

  • LULESHTRYDHJA MBON STOMAKUN

  • SEKRETET E SKUQJES

  • GJETHJA E DAFINES BIME SHERUESE DHE EREZ E SHKELQYER

Share by: